Chelsea, shkarkohet trajneri Scolari

09/02/2009 18:35

Trajneri i Cheslea, Luiz Felipe Scolari eshte shkarkuar nga drejtuesit me te larte te shoqerise londineze.

Lajmi behet i ditur ne nje komunikate te klubit blu te publikuar ne faqen zyrtare te internetit. Ndermjet rreshtave, shoqeria falenderon trajnerin brazilian per punen e bere.

“Felipe solli elemente pozitive me punen e tij ne skuader dhe te gjithe ndihemi te trishtuar qe po marrim kete vendim. Per fat te keq, rezultatet e skuadres jane ne renie ne krahasim me nje sezon me pare. Duke pare objektivat qe i kemi vene vetes, menduam se ishte me mire qe ndryshimi te behej ne keto momente. Kerkimi per trajnerin e ri ka filluar dhe shpresojme te nenshkruajme sa me shpejt qe te jete e mundur. Drejtimi i perkohshem i besohet Ray Wilkins”, thuhet ne komunikaten zyrtare.

Scolari mberriti ne Londer vetem 5 muaj me pare. Forma e dobet e ekipit kulmoi me barazimin e se shtunes 0-0 ndaj Hull, duke u larguar zbritur ne vendin e katert te klasifikimit pas Aston Villa-s.

Top Channel