Sejdini kerkon Elbasanin kampion

07/02/2009 00:00

Trajneri i ri i Elbasanit, Faruk Sejdini ka ardhur me ambicie te medha, pasi kerkon te shpalle kete skuader kampione te Shqiperise.

Nje objektiv ky i veshtire per t’u realizuar, pasi Elbasani renditet ne vendin e 9-te, shume larg Vllaznise se vendit te pare. Me pare Faruk Sejdini, nje trajner me emer ne futbollin shqiptar ka drejtuar Dinamon, me te cilen u shpall kampione e Shqiperise, dhe Bylisin qe sezonin e kaluar u ngjit mes me te mirave te futbollit shqiptar.

Mirel Josa, trajneri qe drejtoi kete skuader per 19 jave u shkarkua pas humbjes ne mesjvae 1-0 nga Lushnja. Sfida e radhes e elbasanllinjve dhe e para per trajnerin Faruk Sejdini eshte pikerisht ndaj shkodraneve kryesues ne stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”.

Top Channel