Situata parazgjedhore ne Maqedoni ka nisur e tensionuar. Pothuajse te gjitha partite shqiptare  po leshojne akuza te forta ndaj njera-tjetres per perdorim dhune apo skenare per prishjen e zgjedhjeve.

Keshtu, zedhenesi i Partise Demokratike Shqiptare, ka akuzuar funksionarin e Bashkimit Demokratik per Integrim, Rexhep Hasani se ka plagosur nje qytetarin Mustafa Ademi, per motive banale politike.

Incidenti ka ndodhur te enjten ne mbremje dhe konfirmohet edhe nga Ministria e Brendshme maqedonase.

Ndersa BDI, nepermjet deputetes Ermira Mehmeti, e cila u kontaktua ne telefon nga Top Channel, reagoi duke thene se partia e Thacit me keto akuza ka pergatitur skenare per diten e zgjedhjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA