Prokuroria e Hagës kërkon 45 vite burg për secilin, mbrojtja e ish-liderëve të UÇK-së nis sot deklaratat përmbyllëse
Ministria e Jashtme e Kosoves eshte optimiste per njohje te reja nga shtetet anetare te BE-se pas miratimit te Rezolutes se Parlamentit Evropian, e cila nder te tjera ben thirrje per njohjen e Kosoves.
Nepermjet nje deklarate, zedhenesja e ministrise, Albana Beqiri, thote se Rezoluta e Parlamentit Evropian ndihmon procesin e njohjes.
“E dime qe rezoluta nuk eshte e detyrueshme, megjithate eshte nje hap shume i madh. Sinjale nuk kemi vetem nga vendet e Bashkimit Evropian, por edhe nga vende te tjera. Gjithsesi ajo qe mund te themi eshte qendrimi i prere i Ministrise se Jashtme te Kosoves, qe nuk flet per emra vendesh qe do ta njohin Kosoven, deri ne momentin qe kjo te ndodhe zyrtarisht”, shprehet Beqiri.
Aktualisht, Spanja, Sllovakia, Greqia, Rumania dhe Qipro jane 5 vendet e vetme te BE-se qe nuk kane njohur pavaresine e Kosoves.
Top Channel