Sulmi ndaj USS Cole, rrezohen akuzat per ideatorin

06/02/2009 09:45

Pentagoni njoftoi se nje gjykatese ne Guantanamo ka rrezuar te gjitha akuzat ndaj Abd al-Rahim al-Nashiri, te dyshuarit si ideator i sulmit te luftanijes amerikane USS Cole ne vitin 2000 ne Jemen.

Gjykatesja Susan Crawford e mori vendimin disa dite pasi James Pohl refuzoi kerkesen e presidentit Obama per te pezulluar te gjitha gjyqet. Pohl kerkonte qe gjyqi ndaj Abd al-Rahim al-Nashiri te vazhdonte. Megjithate, Al Nashiri nuk do te lirohet dhe ndaj tij mund te ngrihet padi me akuza te tjera. Analistet thone se ky debat mund te demtoje planin e Obames per te mbyllur burgun e Guantanamos.

Nderkaq, presidenti do te takohet sot ne Shtepine e Bardhe me familjet e viktimave te sulmeve te 11 Shtatorit dhe atyre te luftanijes USS Cole. Disa nga familjaret i kane kundershtuar planet e tij per mbylljen e burgut ne Guantanamo Bay dhe ndalimin e gjyqeve ushtarake.

Top Channel