
Njazi Mustafa, mund te quhet si peshkatari me fatlum i Radhimes pasi pasditen e djeshme ka arritur qe te kape nje peshk te rralle dhe vetem me forcen e duarve.
Peshkimi i rralle ka ngjallur kureshtje tek peshkataret e zones, te cilet jane mbledhur per te pare peshkun e cuditshem, i cili perafron nga forma me nje peshk te llojit koce gjigande.
Sipas peshkatareve, peshku ka nje peshe prej 40 kilogram dhe gjatesi me shume se 1 meter. Peshkatari tregoi se peshkun e ka pare te levizte ne siperfaqe te ujit ne nje largesi me shume se 100 metra nga bregu i detit. Pa marre parasysh qe mund te behej fjale per nje peshk te rrezikshem, ai eshte futur ne ujin e ftohte duke notuar deri te peshku, e me pas e ka terhequr drejt bregut.
“Kjo eshte nje specie e ralle qe nuk eshte pare ne ujerat tona”, treguan peshkataret, te cilet thane se do te njoftojne edhe studiuesit e faunes.
Top Channel