Malta, fitore 3-1 me Ferencvaroshin

06/02/2009 09:35

Përpara ndeshjes eliminatore me Shqipërinë (të mërkurën e ardhshme, më 11 shkurt), Malta ka zhvilluar një ndeshje miqësore me hungarezët e Ferencvarosh.

Kundërshtarët e Shqipërisë së drejtuar nga Ari Han fituan me rezultatin 3-1, përballë skuadrës që militon në kategorinë e dytë hungareze. Të gjithë golat e këtij takimi u shënuan në 45 minutat e para dhe për maltezët mbanin firmat e Sherri (3’ dhe 36’) dhe Samut (15’).

Përpara sfidës me kuqezinjtë, trajneri Dushan Fitzel ka testuar skuadrën e tij, sesi ajo do të reagonte me formacionin difensiv 4-1-4-1. Në pjesën e dytë ai zëvendësoi të gjithë lojtarët, përveç Andrei Agius.

Malta renditet e fundit në Grupin 1 eliminator të Botërorit 2010, me zero pikë pas 4 ndeshjeve, ndërkohë Shqipëria (5 pikë), ka shansin, që me një fitore të marrë kryesimin.

Top Channel