Izrael,sondazhet: Likud shume prane Kadimas

06/02/2009 11:15

Nacionalistet e Likudit vijojne te ecin perkrah centristeve te Kadimas.

Tre sondazhe te ndryshme te publikuar sot ne shtypin izraelit, kater dite para zgjedhjeve, tregojne se dy forcat jane shume prane njera-tjetres.

Nderkohe perqindja e te pavendosurve eshte ne masen 15 perqind, sipas te perditshmes “Haaretz”. Ne sondazhin e kesaj gazete, Likud e  Benyamin Netanyahu arrin te fitoje 27 vende ne parlament, ndersa partia Kadima e Tzipi Livni 25.

Rezultate analoge dalin edhe ne te perditshmet e tjera “Yediot Ahronot” dhe “Maariv”. Ne vendin e trete, sipas sondazheve, shfaqet partia Israel Beitenu e Lieberman, ndersa laburistet e Ehud Barak, per here te pare ne historine e Izraelit, renditen te katertet.

Top Channel