Izraeli perze pasagjeret e anijes libaneze

06/02/2009 10:50

20 pasagjeret e anijes libaneze te bllokuar prej dites se djeshme nga marina ushtarake izraelite ne brigjet e Gazes, jane perzene nga Izraeli.

Lajmin e ka bere te ditur radio ushtarake, sipas te ciles, ndihmat humanitare qe ishin ne bord do te mberrijne ne Gaza gjate dites se sotme.

Mes ndihmave jane edhe mijera flakone gjaku qe do te sherbejne per te lenduarit e sulmeve te ashpra te Izraelit gjate muajve dhjetor-janar, ku mbeten te plagosur me mijera palestineze.

Top Channel