Evropiani U-21, Shqipëria debuton ndaj Skocisë

06/02/2009 09:45

Menjëherë pas hedhjes së shortit në Arhaus të Danimarkës, ku u përcaktua impenjimi i Shqipërisë në Grupin 10 të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian U-21, së bashku me katër skuadrat e tjera, Austri, Skoci, Bjellorusi dhe Azerbajxhan, dje është zbardhur edhe kalendari dhe ora e ndeshjeve të këtij grupi.

Kështu që në bazë të kalendarit, Shqipëria U-21 do të debutojë në këto eliminatore më 28 mars me ndeshjen në shtëpi ndaj Skocisë, ndërsa katër ditë më vonë t’ju kthejë vizitën skocezëve.

Më 5 shtator luajmë në Tiranë ndaj Azerbajxhanit, ndërsa më 9 shtator udhëtojmë drejt Austrisë. 14 tetori na ofron sfidën Bjellorusi-Shqipëri, ndërsa 13 nëntori atë të kthimit Shqipëri-Austri. Më 17 nëntor presim në shtëpi Bjellorusinë. Më 4 shtator 2010 udhëtojmë drejt Azerbajxhanit për ndeshjen e fundit në grup.

Top Channel