Ari Han zbardh sot listën anti-Maltë

06/02/2009 09:25

Trajneri i Kombëtares Ari Han do të publikojë sot listën me emrat e lojtarëve, që do të grumbullojë për ndeshjen e 11-shkurtit ndaj Maltës në La Valeta, e vlefshme për Grupin 1 të Eliminatoreve të Botërorit Afrikë e Jugut 2010.

Tekniku holandez ka zbarkuar në Tiranë në orët e vona të mbrëmjes së të martës dhe të mërkurën ka ndjekur takimin Lushnja-Elbasani 1-0 në “Roza Haxhiu”, ku sytë e tij kanë qenë të përqendruara te dy mbrojtësit verdheblu, Endri Vrapi dhe Nevil Dede.

Ndërsa dje ai ka ndjekur nga shkallët e tribunës “VIP” të stadiumit “Selman Stërmasi” takimin Tirana-Shkumbini 2-0.

Këto dy ndeshje i kanë shërbyer trajnerit për të krijuar një ide më të qartë rreth lojtarëve që duhet të thërrasë, duke bërë kështu edhe rregullimet e fundit në listë. Publikimi i listës do të bëhet sot rreth orës 11:00 në një konferencë shtypi

Top Channel