Abuzonte me te bijen 7-vjecare, arrestohet

06/02/2009 09:55

Policia braziliane ka prangosur nje burre, qe abuzonte seksualisht me te bijen 7-vjecare. Ai filmonte dhe fotografonte aktet e dhunes me te mituren dhe i shperndante me pas pamjet ne internet.

Sipas policise, shkak per zbulimin e pedogfilit u be bashkeshortja e tij, qe kishte vene re disa foto ne kompjuterin e te shoqit. Mbi babane perdhunues rendon akuza e abuzimit edhe me te mitur te tjere.

Dyshohet se burri ishte pjese e nje rrjeti pedofilesh.

Top Channel