Somali, piratet lirojne anijen ukrainase
05/02/2009 11:30
Piratet somaleze kane lene te lire nje anije ukrainase dhe ekuipazhin e saj me 20 persona.
Anija Faina ishte rrembyer ne shtator dhe transportonte 33 tanke T-72, raketahedhes dhe armatime te tjere. Lajmin e beri te ditur nje grup qe monitoron aktivitetin e pirateve somaleze nga Nairobi.
Mesohet se pjesetaret e ekuipazhit jane larguar grupe-grupe nga anija. Per lirimin e pengjeve u paguan 3,2 milione dollare. Lajmi per rrembimin e anijes shkaktoi polemika, per shkak te ngarkeses se saj.
Ajo kishte si destinacion portin kenian te Mombasas dhe sipas qeverise, ngarkesa do t’u dorezohej kenianeve.
Top Channel