Kine, thatesira po shkaterron vendin

05/02/2009 18:00

Kina ka shpallur gjendjen e jashtezakonshme per shkak te thatesires qe ka shkaterruar te mbjellat dhe ka shkurtuar te ardhurat e fshatareve.

Lajmin e bejne te ditur agjencite kineze, sipas te cilave strukturat shteterore kane shpallur nivelin 2 te alarmit, duke e vleresuar si thatesiren me te rende ne histori.

Burimet shtojne se mungesa e shirave dhe debores qe prej muajit nentor ka goditur 9,5 milione hektare terren te kultivuar.

Top Channel