Japoni, arrestohet kreu i skemes piramidale

05/02/2009 14:45

Ne Japoni u arrestua presidenti i nje firme tekstilesh, pas se ciles dyshohet se fshihet nje skeme piramidale.

Vlefta e mashtrimit ne kete rast shkon ne mbi 1.4 miliarde dollare. Mediat japoneze raportojne se kjo shume iu eshte zhvatur 40 mije klienteve, me premtimin e rreme se parate e depozituara do t’u ktheheshin me 36% interes vjetor.

Se bashku me 75- vjecarin Kazutsugi Nami jane arrestuar edhe 21 persona te tjere.  Mesohet se firma  L&G (Ladies and Gentlemen) kishte prodhuar nje lloj paraje elektronike te cilen e quante Enten, qe ne japonisht do te thote Jen Hyjnor. Keto para ua jepte klienteve ne kembim te investimeve.

Per firmen kane nisur procedurat e falimentimit, qe prej vitit 2007 kur ndaloi kthimin e parave dhe pushoi nga puna te gjithe punonjesit.

Top Channel