Ish-republikat ruse krijojne forcen e reagimit te shpejte

05/02/2009 10:20

Rusia dhe disa ish-republika sovjetike deklaruan se arriten nje marreveshje per krijimin e nje force ushtarake te reagimit te shpejte.

Presidenti i Rusise Dimitri Medvedev u shpreh se ky eshte nje projekt i diskutuar gjate ndermjet vendeve dhe perben nje mekanizem te domosdoshem per t’u perballur me kercenime te nje spektri te gjere.

Forca ushtarake do te luftoje terroristet dhe do t’u jape pergjigje te shpejte situatave emergjente ne rajon. Vendimi ishte marre nje dite pas raportimeve se Kirgistani planifikon te mbylle nje baze te rendesishme amerikane, qe Uashingtoni e perdorte per te derguar trupa dhe pajisje ne Afganistan.

Top Channel