Irak, rrezik dhune ne prag te rezultateve te zgjedhjeve

05/02/2009 09:30

Zyrtaret amerikane dhe irakiane kane paralajmeruar per mundesine e akteve te dhunes ne Irak, kur sot pritet te shpallen rezultatet paraprake te zgjedhjeve provinciale.

Ne provincen e Anbarit udheheqesit e fiseve lokale akuzojne Partine Islamike te Irakut ne pushtet per mashtrime ne zgjedhjet e se shtunes. Rreziku me i madh per dhunen eshte ne provincen e mbizoteruar nga sunite.

Shume irakiane, sidomos suni, i bojkotuan zgjedhjet e vitit 2005 dhe zyrtaret amerikane dhe ata irakiane i promovuan votimet e se shtunes si nje menyre per rishperndarjen e pushtetit ne menyre me te barabarte mes grupeve etnike dhe sektare ne Irak.

 

Top Channel