Banka e Gjermanise njofton humbjen e pare vjetore

05/02/2009 14:20

Deutsche Bank, banka me e madhe ne Gjermani ka njoftuar humbjen e pare vjetore, qe pas ristrukturimit ne perfundim te Luftes se Dyte Boterore.

Banka shenoi nje humbje prej 3,9 miliarde eurosh gjate vitit te kaluar, ndersa ne vitin 2007 fitimet e saj u llogariten ne 6.5 miliarde euro. Tremujori i fundit i 2008-s shenoi deficitin me te madh.

Drejtori i Deutsche Bank Josef Ackermann paralajmeroi se industria e bankave do te perballet me nje te ardhme te veshtire, si pasoje e perkeqesimit te ekonomise globale. “Ekonomia ka hasur veshtiresi te medha, qe vene perpara sfidave industrine tone dhe klientet tane”, tha ai ne nje deklarate.

Top Channel