
I njohur si supermashtruesi inteligjent qe vodhi nga Banka e Kursimeve 25 milione leke pa perdorur as arme dhe as maske, Klejdi Kote i kerkon gjykates se Tiranes ta liroje pasi sipas tij ai eshte amnistuar, por e kane harruar ne qeli.
Klejdi Kote i kerkoi gjykates se Tiranes 3 vjet ulje denimi, nderkohe qe gjytari Martin Deda la kohe ne dispocizion te prokurorise per t’u njohur dhe verifikuar procesverbalet qe paraqiti i pandehuri.
Klejdi Kote eshte per autoritetet shqiptare i pari mashtrues qe nepermjet kompjuterave, duke falsifikuar dokumenta arriti te terheqe nga banka shumen e konsiderueshme, duke u paraqitur si familjari i nje biznesmeni beratas, pasi ate e kishte bere te vdekur.
Megjithese shuma e perfituar nuk u gjet kurre nga drejtesia, ne vitin 2001 Klejdi Kote arrestohet serish per vjedhje me ane te mashtrimit dhe denohet me dy vendime gjykate, te bashkuara me 11 vjet heqje lirie. Duke perllogaritur ditet e tij ne qelite e Peqinit atij i kane mbetur dhe dy vite burg.
Pervecse akuzave per te cilat u denua, Klejdi Kote do te mbahet mend per autoritetet e burgut te Rrogozhines dhe per rrengun qe u beri atyre menjehere pas instalimit te kompjuterave ne burg.
Nje fotomontazh qe tregonte Koten duke ecur perkrah ministrit te Drejtesise se asaj kohe, Aldo Bumci beri shume buje jo vetem mes te denuarve, por edhe ne ambientet politike.
Top Channel