Superliga, Vllaznia ruan hapin, Partizani fiton derbin

04/02/2009 16:25

Vllaznia ruan pozicionin e kreut te klasifikimit pas fitores se thelle 4-1 kunder Beses ne javen e 19-te te Superliges, ndersa Partizani vazhdon ecurine pozitive me nje tjeter fitore te rendesishme.

Shkodranet e kane mbyllur pjesen e pare te takimit ne “Loro Borici” me rezultatin 0-1, por 45 minutat e dyta kane dhuruar bollek golash dhe 2 kartona te kuq per miqte. Golin e pare te takimit e shenoi Mancaku ne minuten e 42-te, ndersa per kuqeblute realizuan tre gola Sukaj dhe nje Sinani. Ne minutat 71 dhe 74 Mancaku dhe Veliaj dolen jashte fushes se lojes me kartone te kuq.

Nderkohe, Dinamo humbet derbin e dyte brenda pak ditesh, pasi Partizani ka fituar me rezultatin 1-0 fale nje goli te shenuar nga Babamusta ne minuten e 85-te te takimit. Ne derbin e mbijeteses, Apolonia i ka shkaktuar humbjen e dyte Bylisit me rezultatin 1-0. Golin e vetem te takimit e shenoi Ferizovic ne pjesen e dyte.

Fitore me te njejtin rezultat ka arritur edhe Lushnja e vendit te fundit kunder Elbasanit me gol te Klodian Arbrit. Barazimi i vetem i dites se sotme eshte fiksuar ne Vlore mes Flamurtarit dhe Teutes. Takimi u mbyll ne shifrat 1-1 edhe pse durrsaket qe prej minutes se 55-te luajten me 10 lojtare per shkak te daljes me karton te kuq te Kotes. Ndeshja e fundit e kesaj jave do zhvillohet neser ne oren 14:00 mes Tiranes dhe Shkumbinit.

Top Channel