Milo ne Elbasan: Ne zgjedhje me PS
04/02/2009 18:50
Partia Demokracia Sociale ne zgjedhjet e pergjithshme te qershorit do te jete ne koalicion me Partine Socialiste.
Kryetari i kesaj partie, Paskal Milo e beri te ditur kete gjate takimit me strukturat lokale te Partise Demokracia Sociale ne qytetin e Elbasanit. Milo ka thene se fushata elektorale tashme ka filluar.
Kryetari i PDS ka kerkuar nga anetaret e partise se tij per te punuar qe te mbledhin sa me shume vota, ne menyre qe kjo parti te kete perfaqesuesin e saj ne Kuvend nga qarku i Elbasanit.
Milo tha se koalicioni i majte do te fitoje ne keto zgjedhje sepse mazhoranca aktuale ne kete mandat nuk mbajti asnje nga premtimet e bera.
Top Channel