Kriza, Panasonic shkurton 15 mije vende pune

04/02/2009 10:05

Firma e njohur japoneze e prodhimeve elektronike “Panasonic” ka njoftuar se do te shkurtoje 15 mije vende pune, ose 5 perqind te punonjesve te saj.

Firma planifikon edhe mbylljen e 27 impianteve ne mbare boten, si pasoje e renies se kerkeses per produktet e saj. Panasonic i bashkohet keshtu kompanive tjera japoneze si Sony dhe Toshiba, te cilat njoftuan per shkurtime ne vendet e punes per shkak te krizes boterore financiare.

Firma parashikon nje humbje prej 4,2 miliarde dollaresh, e para ne gjashte vitet e fundit. Vetem tremujorin e trete te vitit te kaluar, gjiganti humbi 704 milione dollare.

Top Channel