Irani: Sateliti Omid, jo per qellime ushtarake

04/02/2009 09:25

Leshimi i satelitit te pare te prodhuar ne Iran, nuk ka asnje synim ushtarak. Keshtu ka bere te ditur zedhenesi i ministrise se Jashtme iraniane, Hassan Ghashghavi.

Edhe presidenti Mahmud Ahmadinexhad kishte deklaruar me pare se sateliti Omid i leshuar ne orbite kishte vetem qellime paqesore.

Megjithate, sateliti ka shkaktuar frike mes vendeve perendimore, ne vecanti SHBA-se, Frances dhe Izraelit, qe jane shprehur te shqetesuar per zhvillime te tjera te mundshme.

 

Top Channel