“Femijet e ngujuar”, mbyllen hetimet

04/02/2009 12:20

Prokuroria e Beratit eshte prane mbylljes se hetimeve ndaj kryebashkiakut te Policanit, Adriatik Zotka. Se paku nje prej prokuroreve te ceshtjes ka dale ne konkluzionin se padia ndaj tij eshte ngritur me fakte qe nuk egzistojne.

Shkresa e firmosur nga prokurori i Beratit mban daten 15 janar te ketij viti dhe mban firmen e  prokurorit, Tasim Puci, nje jave para shperthimit te ceshtjes ne publik.

Hetimet e nisura rreth nje vit me pare u bene te ditura pas publikimit te fakteve qe tregonin se femijet e ngujuar ne qendren e tyre ne Polican, ndodheshin ne kushte te veshtira. Ata trajtoheshin nga nje shoqate e drejtuar nga shtetesja, Liljana Luani, e cila ngriti disa akuza ndaj kjyebashkiakut Zotka qe lidhen kryesisht me pervetesimin e fondeve konkrete.

Por Prokuroria ne shkresen e saj te 15 janarit, del ne konkluzionin se fondet e akurduara per femijet e ngujuara ishin te kushtezuara dhe nuk mund te prekeshin nga bashkia.

Prokurori shkruan ne vendimin e pushimit te hetimeve ne ngarkim te shtetasit Adriatik Zotkaj se kane marre ne pyetje te gjithe personat e permendur ne ceshtjen e 2.7 milione lekeve per te cilat zonja Liljana Luani akuzon per pervetesim kryebashkiakun Zotka.

Pas marrjes ne pyetje te shtetases, Bukurije Lezi, rezultoi se parate ishin terhequr prej saj dhe ishin shperndare per punonjesit e qendres dhe per blerjen e mallrave. Kjo deshmi eshte konfirmuar pas marrjes ne pyetjeve te punetoreve qe kishin emrat ne bordero dhe te shitesve qe kishin dhene mallrat. Ndersa ne lidhje me pretendimin se kryebashkiaku Zotka ka leshuar nje deklarate me shkrim sipas te ciles parate jane marre prej tij, hetimet rezultuan se letra ishte e falsifikuar dhe se shkrimi i vertete ishte i shtetasit Ali Alushani, kryetari i bordit te shoqates se drejtuar nga Liljana Luani dhe ish-minister shendetesie ne regjimin komunist.

Ne konkluzionet e prokurorise permendet edhe fondi prej 3.8 milione leke per te cilen thuhet se jane paraqitur dy situata dhe se bashkia nuk kishte asnje lloj dokumentacioni. Hetimi ka hedhur drite mbi ate qe ka ndodhur me miliona leke te akorduara per femijet e ngujuar.

Ne te thuhet se bashkia e Policanit me pretendimin se fondet po akuzoheshin nga shoqata kerkoi nderprerjen e financimit dhe kalimin e qendres ne vartesi te shtetit.

Kjo ndodhi ne fund te vitit 2008 dhe tashme ne qender eshte caktuar nje tjeter drejtues, ndersa femijet do trajtohen direkt nga shteti dhe jo shoqatat. Gjithsesi pritet qe tani shkresa e firmosur nga prokurori i ceshtjes, te firmoset edhe nga kreu i prokurorise se Beratit, per te marre formen e tij finale.

Top Channel