13-vjecari var veten ne litar, e shpetojne fqinjet

04/02/2009 08:00

Nje 13-vjecar nga qyteza e Roskovecit ka tentuar te vetevaret pasi debatoi me te emen, se ciles i kishte harxhuar leket e celularit.

Minoreni ka shpenzuar nga telefoni i nenes shumen e 200 lekeve te reja. Pasi ka konstatuar kete shpenzim, e ema i ka folur rende te birit dhe me pas eshte larguar per ne dyqanet e qytetit. I zene ne faj, 13-vjecari, nxenes i klases se tete, ka pritur largimin e nenes dhe eshte futur ne banje me nje litar qe gjeti ne oborrin e shtepise dhe nje karrige.

Ai ka arritur te lidhe litarin ne nje lartesi te konsiderueshme dhe duke perdorur karrigen ka futur koken ne lakun qe kishte bere vete. Per fat te mire, ne momentin qe femija ka shtyre karrigen dhe eshte varur ne litar, prane dritares se banjes ka qene duke kaluar fqinja e tij, e cila e terhequr prej zhurmes se rrezimit te karriges ka pare djalin te varur ne litar. Menjehere ajo ka hyre ne banese dhe e ka shkeputur vogelushin nga litari.

Me pas, fqinja ka thirrur bashkeshortin dhe se bashku me te kane transportuar femijen ne spitalin e qytetit te Fierit. Mjeket e spitalit thane se 13-vjecari ka pesuar disa demtime ne qafe, por qe fatmiresisht nuk i shkaktojne asnje rrezik per jeten.

 

Top Channel