Ullinjte, Rama: Pas premtimit fshihet korrupsioni

03/02/2009 20:30

Kryetari i opozites, Edi Rama zgjodhi nje kend ne natyre, tek diga e liqenit artificial ne Tirane, per te shprehur nje qendrim politik ne lidhje me projektin e lancuar nga kryeministri per mbjelljen e 20 milione rrenjeve ullinj.

Ai perdori gjuhen qe kundershtaret politike kane perdorur ndaj tij kur tha se ky projekt eshte fantazmagorik dhe korruptiv. Mjafton te shikosh, sipas tij, betonizimin e ullishteve ne komunen e Farkes qe nuk administrohet nga bashkia.

“Ja ku jane ullishtat. Keto jane ullishta qe po betonizohen nga nje politike e vjeter dhe e verber e zhvillimit jashte kufijve te qyteteve dhe zonave rurale, duke gllaberuar cdo dite pasuri natyrore e publike permes skemave korruptive”, ka pohuar Rama.

Per te perforcuar qendrimin e tij politik ne lidhje me kete ceshtje, kryetari i opozites Edi Rama citoi dy vendime qeverie, te janarit 2008 dhe te janarit 2009, duke argumentuar se skema eshte e ngjashme me ate te rruges Durres-Kukes, e cila filloi te ndertohej pa projekt.

“Nderkohe, Keshilli i Ministrave me 21 janar 2009 vendos te realizoje studimin e mbjelljes se ullirit ne menyre qe pas tij te shpalle interesin per dhenien me koncesion. Ndersa nje vit me pare, ne 16 janar 2008, del se Keshilli i Ministrave ka filluar proceduren per dhenien me koncesion te nje toke shteterore me siperfaqe 1 mije hektare, per kultivimin e ullirit me cmimin 1 euro, pa e pritur studimin e deklaruar si te financuar pak dite me pare”, ka shtuar Rama.

Shefi i socialisteve forcoi tonet e akuzes kur tha se pas “Shqiperise ullishte” fshihet skema korruptive e radhes me pasurite natyrore dhe publike te Shqiperise.

Top Channel