Topi pret kreun e parlamentit te Suedise

03/02/2009 16:45

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, priti sot Kryetarin e Parlamentit te Suedise, Per Vesterberg. Presidenti i beri nje pasqyre te shkurter zhvillimeve dhe reformave ne vend, duke i cilesuar faktore te rendesishem ne nxitjen e proceseve integruese te Shqiperise.

Presidenti Topi vleresoi lart edhe mbeshtetjen e madhe qe Suedia i ka dhene shtetit te ri te Kosoves, duke qene nje nder shtetet e para qe ka njohur zyrtarisht Republiken e Kosoves qe me 4 mars 2008.

Nga ana e tij, Kryetari i Parlamentit suedez, Per Vesterberg, shprehu gatishmerine e Suedise dhe institucioneve sudeze per mbeshtetjen dhe ndihmesen e panderprere ne drejtim te realizimit te aspirates se saj integruese ne familjen e madhe europiane.

Top Channel