Tirane, nis seanca ne keshillin bashkiak

03/02/2009 18:25

Ne keshillin bashkiak te Tiranes kane nisur debatet per buxhetin e vitit 2009. Kryetari i bashkise, Edi Rama ne fjalen e tij e ka cilesuar si nje veprim politik seancen e kaluar ku buxheti nuk u miratua.

Rama ka hedhur poshte akuzat per abuzim te fondeve dhe ka theksuar se rrezimi i buxhetit ka ardhur si pasoje e mos leximit te tij.

“Cdo buxhet ka te mirat dhe te keqijat e tij. Cdokush mund te gjeje arsye per t’u vendosur kunder. Por ajo qe mua me rezulton nga gjithe keto pretendime te shprehura publikisht eshte nje qasje qe vjen ose si rezultat i mos leximit te buxhetit, ose nga mos kuptimi i buxhetit. Nuk eshte e vertete qe miliarda leke kane shkuar ne drejtim te paditur”, ka pohuar Rama.

Top Channel