Pasaportat false per Al Kaedan, arrestime ne Spanje

03/02/2009 09:35

Policia spanjolle arrestoi me shume se 10 persona, qe akuzohen per falsifikim te pasaportave per llogari te Al Kaedas.

Operacioni i shtrire ne disa qytete, mes te cilave ne Barcelone dhe Valencia, po vazhdon ende dhe priten arrestime te tjera. Sipas mediave spanjolle, te ndaluarit akuzohen si pjesetare te nje rrjeti falsifikatoresh, qe mbeshtetnin dhe mbulonin organizaten terroriste.

Sipas radios spanjolle, te arrestuarit jane pakistaneze, por burime te tjera thone se ata jane nga Afrika veriore. Deri tani nuk eshte zbuluar ndonje sasi armesh, ose eksploziv.

 

Top Channel