
Fakti qe Parlamenti slloven nuk i ratifikoi seancen e shkuar protokollet e anetaresimit te Shqiperise dhe Kroacise ne NATO, nuk e ka alarmuar ministrin e Jashtem shqiptar Lulzim Basha.
Ndonese pohon se jo vetem prej tij, por deri ne nivelet me te larta, situata ndiqet ore pas ore, ministri Basha nuk flet per nje bllokim.
“Ne fillim diskutimi eshte ndare ne dy pjese, per Shqiperine dhe Kroacine. Eshte diskutuar pjesa e Shqiperise, eshte bere gati procesi i votimit por partia e opozites ka kerkuar nje pushim dhe me pas ka deklaruar se pa miratimin e buxhetit faktik nuk mund te votonin gje tjeter, as protokollet. Megjithate, ajo beri te qarte se mbeshtetja per Shqiperine eshte e plote dhe pa ekuivoke. Kjo ka sjelle pezullimin e seances. Seanca eshte pezulluar, por informacioni eshte i sakte se me te filluar seancen ne qender te saj do te jete shqyrtimi i protokollit. Dhe une pres nje perfundim te suksesshem te shqyrtimit”, ka deklaruar Basha duke shtuar se se shpejti do te takohet me homologun slloven ne Mynih.
Por vec Sllovenise ka edhe 6 vende te tjera, Franca, Islanda, Greqia, Luksemburgu, Holanda dhe Portugalia, qe nuk e kane permbyllur ende procesin e ratifikimit. Megjithate, ministri reflekton optimizem dhe liston nje sere zhvillimesh te oreve te fundit.
“Ne Belgjike para disa oresh mbreti ka firmosur protokollin e ratifikuar nga ligjvenesit belge. Senati francez po shqyrton protokollin dhe se shpejti do te jete per firme tek presidenti Sarkozy. Ne Luksemburg ratifikimi do te kaloje javen qe vjen dhe po ashtu pritet qe ne nje periudhe pese ditore te behet edhe ne Holande. Nderkohe, pres zonjen Bakojanis ne Tirane dhe sinjalet nga Greqia jane shume pozitive. Gjithashtu, do te takohem se shpejti me homologun portugez Amado dhe ate islandez per te siguruar se pavaresisht momenteve te veshtira politike, protokollet te ecin perpara”, ka shtuar Basha.
Top Channel