Militantet hedhin ne ere nje ure ne Pakistan

03/02/2009 10:25

Militante pakistaneze kane hedhur ne ere nje ure ne veriprendim te vendit, duke shkaterruar nje pike te rendesishme lidhjeje permes se ciles kalonin furnizimet per NATO-n drejt Afganistanit.

Shume pajisje qe u nevojiten forcave nderkombetare ne Afganistan kalonin permes ures ne Pakistan. Ushtria amerikane po perpiqet te gjeje rruge te tjera furnizimi, per te perballur sulmet ne rruget qe lidhin Pakistanin me Afganistanin, ndersa ka derguar skuadra per riparimin e ures dhe stabilizimin e trafikut.

Nderkaq, ne luginen Swat njoftohet se ka pasur serish shkembime zjarri. Ushtria thote se ka vrare 35 militante ne dy ditet e fundit, ndersa banoret e zones thone se numri i civileve te vrare ka arritur ne 40.

Top Channel