Goditet me rakete qyteti Ashkelon, nuk ka viktima
03/02/2009 10:25
Nje rakete e leshuar nga Rripi i Gazes, ka rene mengjesin e sotem ne qytetin izraelit te Ashkelonit, por ka shkaktuar vetem deme materiale.
Eshte hera e pare qe raketat e militanteve palestineze godasin kete qytet, qe pas vendosjes se armepushimit me Hamasin. Raketa te tjera palestineze kane goditur disa here zona te tjera ditet e fundit, ndersa Izraeli ka bombarduar disa objekte ne Gaza.
Ashkeloni ndodhet 12 km ne veri te Gazes dhe per te arritur ne kete largesi militantet perdorin raketa me rreze me te gjate veprimi se ato standarde.
Top Channel