Fullani: Tregu shqiptar, i qete

03/02/2009 20:55

Guvernatori i Bankes se Shqiperise pas nje vizite ne Greqi, vizite kjo qe pason ato te meparshmet ne Austri dhe Itali, ne nje interviste ekskluzive per Top Channel ben thirje per vazhdim normal te procesit te kreditimit nga ana bankave ne vend.

“Ishte nje vizite intensive. U zhvilluan bisedime me perfaqesuesit e 4 bankave greke qe zhvillojne aktivitetet e tyre ne Shqiperi. Qellimi i vizites ishte per te pare performancen financiare te Shqiperise dhe konkluzioni ishte se sistemi bankar shqiptar gezon siguri, eshte i kapitalizuar, ka likuiditet dhe operon brenda te gjitha parametrave bankare. Vizita kam zhvilluar edhe ne Austri e Itali, vende bankat e te cilave operojne ne Shqiperi dhe e rendesishme eshte qe ky aktivitet te vazhdoje normalisht”, ka pohuar Fullani.

Sipas tij, Shqiperia gezon nje kreditim te qendrueshem dhe eshte jashte grupit te vendeve qe jane prekur nga kriza financiare.

“Konfirmimi qe une kam marre nga sistemet bankare greke, austriake dhe italiane eshte se Shqiperia gezon te gjitha mundesite per nje kreditim te qendrueshem. Shqiperia prezantohet ne bote me stabilitet financiar dhe duhet te hiqet nga vendet me probleme. Pritet nje zvogelim, por jo nje kontraktim”, ka nenvizuar Fullani.

Guvernatori shton me tej se per vitin 2009 tregu bankar shqiptar do te vijoje te jete i qete. “Atmosfera e pergjithshme eshte pozitive. Muaji dhjetor ishte konfirmim i rezultateve te pritura per mbylljen e vitit 2008. Per 2009-en per tregun shqiptar ka nje qetesi te dukshme ne treg, ne kursin e kembimit, ne depozita, gje qe nxiti BSH te operoje ne zbutjen e kahut te politikes monetare”, ka shtuar Fullani.

Top Channel