
Vazhdojne debatet ne seancen e keshillit bashkiak te Tiranes, e cila po zhvillohet ne keto momente.
Keshilltarja e LSI, Monika Kryemadhi ne fjalen e saj ka akuzuar bashkine per abuzim me fondet qe jane hedhur per infrastrukturen dhe me fondet qe jane ne sherbim te administrates bashkiake.
“Jane bere shpenzime kolosale nga administrata e bashkise se Tiranes. Duhet te ulen shpenzimet operative. Nga ana tjeter, kemi fonde te hedhura dem. Bulevardeve “Deshmoret e Kombit” dhe “Zogu i Pare” iu levizin pllakat”, ka pohuar Kryemadhi.
Por kryetari i bashkise, Edi Rama ka hedhur poshte akuzat duke publikuar planet e investimeve dhe shpenzimeve qe kerkon administrata e tij.
“Detajimi i fondit te komunitetit nuk eshte ne permbajtje te dokumentit te buxhetit. Shpenzimet per administraten kerkojne vetem 8% te buxhetit. Nga ana tjeter kemi bere investime te shumta per Tiranen. Qyteti ka gjithnje e me shume sinjalistike, nderkohe qe ne buxhetin e 2009-es parashikohet ndertimi i mbi 30 kende lojrash”, ka pohuar Rama.
Top Channel