
Dy persona jane arrestuar per venien e eksplozivit te lidhur me nje celular ne nje lokal te qytetit te Lezhes.
Prangat i jane vene Altin Noges 33-vjec dhe nje 16-vjecari me iniciale E.G. Sipas policise te arrestuarit dyshohet se kane tentuar te vrisnin pronarit e lokalit ku ndodhi ngjarja.
Blute e Lezhes, sqarojne se per venien e eksplozivit jane te perfshire eshe persona te tjere, te cilet po kerkohen.
Eksplozivi i llojit tritol, ishte vendosur ne nje cante dhe ishte lidhur me nje celular, i bere gati keshtu per t’u shperthyer. Sasia e tritolit, 2,8 kilograme, u zbulua nga pronari i lokalit ne lagjen Sake te Lezhes, pergjate rruges qe te con per ne Shengjin. Ai njoftoi polcine, ndersa per te caktivizuar lenden plasese qe nuk dihej cfare ishte, mberriten nga Tirana forcat e specializuara te RENEA-s.
Operacioni zgjati disa ore dhe gjate kesaj kohe policia bllokoi cdo levizje brenda perimetrit te konsideruar te rrezikshem.
Top Channel