Skela kritikon pasigurinë e skuadrës

02/02/2009 09:55

Ervin Skela është treguar kritik ndaj lojës së skuadrës së tij gjatë këtij sezoni, gjë që po e rrezikon dita-ditës Energi Kotbuzin të bjerë nga kategoria.

Një gjë të tillë mesfushori shqiptar e ka bërë një ditë pas humbjes 2-0 të skuadrës së tij të shtunën në fushën e skuadrës surprizë e Bundesligës, Hofenhajm.

“Kur ne arrijmë të barazojmë rezultatin në 1:1, askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë më pas”, nënvizon Skela, duke vënë në dukje pasigurinë e skuadrës, e cila ka demonstruar se e ka të vështirë të ruajë një lojë konstante.

Fantazisti shqiptar u aktivizua për 69 minuta si titullar, më pas ai u zëvendësua nga trajneri Prasnikar, i cili futi në vendin e tij, Angelov. Ndërsa vetëm 15 minuta lojë, ka rezervuar trajneri i Karlsruhes për sulmuesin shqiptar Edmond Kapllani në ndeshjen e djeshme, të humbur me rezultatin 2-0 ndaj Bokumit.

Aktivizimi i kavajasit në këtë sezon ka qenë jashtëzakonisht shumë i paktë.

Top Channel