Rrembehet punonjesi i UNHCR ne Pakistan

02/02/2009 09:55

Persona te armatosur kane rrembyer nje punonjes te huaj te Kombeve te Bashkuara dhe kane vrare shoferin e tij.

Ngjarja ka ndodhur ne qytetin Quetta, ne jugperendim te Pakistanit. Punonjesi i rrembyer ishte pjese e Komisariatit te larte per Refugjatet, UNHCR.

Ai ishte duke shkuar ne pune, kur persona te paidentifikuar ndaluan automjetin nen kercenimin e armeve dhe e rrembyen.

Shoferi u dergua ne spital pas plumbit qe mori, por nuk arriti te mbijetonte. Kombesia e punonjesit nuk eshte bere ende e ditur.

Ne kete rajon, ku krimi eshte ne rritje, jane shenuar edhe raste te tjera rrembimesh.

Top Channel