Pittsburg Steelers mundën Arizona Cardinals

02/02/2009 12:35

Pittsburg Steelers kanë fituar finalen e 43 të Superbowl me një touch down në sekondat e fundit të ndeshjes duke mundur Arizona Kardinals me rezultatin 27-23.

Për një moment Cardinals arritën të rikuperonin disavantazhin prej 13 pikësh pasi rezultati ishte 20-7. Gjithashtu ata ia dolën mbanë që të kalonin edhe tre pikë në avantazh duke iu afruar shumë trofeut të dytë, pas 61 vitesh që kishin fituar të parin, por nuk ia dolën. Kishin mbetur 35 sekonda nga përfundimi i ndeshjes kur Santonio Holmes befasoi Arizonën dhe i dha mundësinë Steelersave që të shpërthenin në festë.

Një përfundim i ndeshjesh i cili u ripa disa herë nga gjyqtarët për të saktësuar pozicionin e lojtarit. Pas verdiktit final Holms mori gjithashtu dhe trofeun e lojtarit më të mirë të kësaj finaleje. Ndërkohë që ky ishte trofeu i gjashtë për Pittsburg Steelers, për trajnerin e tyre Mike Tomlin është i pari, një trofe që e bën këtë 36-vjecar trajnerin më të ri në moshë që fiton një SuperBowl.

Ndërkohë nga ana tjetër për televizionin amerikan që kishte të drejtën e kësaj finaljeje kishte një fitore më vete, 261 milion dollarë ka fituar ditën e dielë NBC që ka tresmatuar finalen, një ndër aktivitetet më të ndjekur në amerikë, pasi drejtuesit e këtij televizioni deklarojknë se kanë qenëp rreth 100 milion shikues që ndoqën finalen mes Pittsburg Steelers dhe Arizona Kardinals.

64 spote reklamash janë trasmetuar në këtë aktivitet, ku cmimi për secilin sport 30-sekondësh ishte nga 2.4 në 3 milion dollarë, një fitom prej 206 milion dollarësh i ka shkuar NBC vetem nga reklamat. Në Shqipëri për të gjithë të apasionuarit ky spektakël i rrallë sportiv u trasmetua drejtpërdrejt nga paketa SuperSport në platformën Digitalb.

Top Channel