Hamas pranon armepushimin njevjecar

02/02/2009 11:25

Hamasi pranon propozimin egjiptian per armepushim njevjecar me Izraelin, por me nje kusht, qe pikat kufitare ne Rripin e Gazes te mbeten te hapura.

Lajmin e beri te ditur nje zedhenes i levizjes, Fawzi Barhum. “Jemi dakord per armepushimin njevjecar”, tha ai, pa perjashtuar hipotezen e zgjatjes se tij ne 18 muaj. Hamas kerkon qe te qendrojne te hapura te gjitha pikat e kalimit te kufirit, pershire edhe Rafahun dhe heqjen e bllokades izraelite.

Nderkaq, sic ishte parashikuar, presidenti egjiptian Mubarak eshte takuar me homologun palestinez Abas dhe ministrin e Jashtem saudit, Saud al Faisal per ceshtjen e armepushimit.

Por ndersa mberrijne keto informacione, mesohet se nga sulmet e mbremshme izraelite ne Gaza, nje palestinez ka gjetur vdekjen dhe tre te tjere jane plagosur. Fillimisht nuk pati raportime per viktima. Te dyja palet e kane prishur armepushimin dhe nuk dihet nese do te mund te zbatohet nje tjeter afatgjate.

Top Channel