Barcelona, golin numer 5.000 e shenon Messi

02/02/2009 15:15

Mbremjen e djeshme Lionel Messi rezultoi serish lojtari kyc i Barcelones me dy golat e tij kunder Santander qe i dhuruan fitoren katalananasve, por nuk eshte ky detaji qe do te mbahet mend gjate.

Argjentinasi shenoi golin numer 5.000 ne historine e skuadres “blougrana”. “Nuk e dija nje gje te tille. Vetem me pas me thane se realizova golin numer 5.000. Kur je ne fushe nuk mendon se cfare domethenie mund te kene golat. Eshte motivi i gezimit qe me ben te hyj ne historine e Barcelones”, thekson gjeniu 22 vjecar.

Fenomeni i datelindjes ’87, ka bere dhe nje analize te ndeshjes, duke thene se keto tre pike kane nje rendesi te madhe pasi u arriten ne nje fushe te veshtire.

Top Channel