Islanda me kryeministre homoseksuale

01/02/2009 20:20

Qeveria e re islandeze do te drejtohet nga udheheqesja e pare homoseksuale ne bote. Johanna Sigurdardottir u caktua ne postin e kryeministres nga koalicioni i partive politike.

Sigurdardotir, ish-ministre e Ceshtjeve Sociale eshte anetare e Aleances Social-Demokrate. 66-vjecarja qe u zgjodh si udheheqese e kesaj force politike ne maj te vitit te kaluar, konsiderohet si nje gur themeli i levizjes se homoseksualeve ne Islande.

Qeveria deklaroi se do te nise menjehere punen per te ndalur krizen financiare, si pasoje e te ciles, u rrezua ekzekutivi i meparshem i udhehequr nga Geir Haarde.

Permes nje deklarate koalicioni i ri pranoi se “kjo qeveri trashegon veshtiresi te medha si pasoje e krizes bankare dhe shtimit te borxhit te huaj”.

Perparesite e saj do te jene zevendesimi i bordit te guvernatoreve te Bankes Qendrore si dhe ngritja e nje komisioni parlamentar qe do te shqyrtoje mundesine e anetaresimit ne Bashkimin Evropian.

Top Channel