Zjarr ne inkubatore, vdesin 5 foshnja ne Indi
31/01/2009 09:45
Pese foshnja te porsalindura kane gjetur vdekjen ne Indi, pasi inkubatoret ne te cilet ishin vendosur, jane perfshire nga zjarri.
Kane qene prinderit ata qe kane dhene alarmin kur kane pare te dilte tym prej tyre, madje disa jane hedhur mes flakeve per te shpetuar foshnjat, por nuk kane mundur dot te bejne asgje.
Dy femije te tjere ndodhen ne gjendje te rende nga djegiet e pesuara. Ngjarja ndodhi ne spitalin e Patialas ne shtetin veriperendimor te Punjabit.
Sipas informacioneve te para, zjarri ne inkubator u shkaktua nga nje qark i shkurter elektrik.
Top Channel