Rezart Taci, president i Federates se Shahut

31/01/2009 20:45

Rezart Taci ka bere prezantimin si president i Federates Shqiptare te Shahut, i zgjedhur ne asamblene zgjedhore te zhvilluar me 24 janar.

Kandidatura e Tacit u propozua ne ate asamble nga klubi Teuta. Nga 18 anetare te pranishem me te drejte vote, Rezart Taci ka marre 9 vota pro per te fituar postin e presidentit.

Pasi kane kaluar pak dite nga keto zgjedhje, presidenti i ri i Federates Shqiptare te Shahut ka bere prezantimin e tij zyrtar ku te pranishem kane qene edhe perfaqesues te Ministrise se Sporteve, si drejtori i ketij sektori Vasil Bici dhe specialiste te kesaj drejtorie.

Gjithashtu, ne kete kokteil Rezart Taci pasi ka shprehur pasionin e tij per kete sport, ka falenderuar te gjithe komunitetin per mbeshtetjen dhe besimin qe i dhane me voten e tyre.

Presidenti i ri ka siguruar se shume shpejt do te beje te mundur qe sporti i shahut te zhvillohet edhe pertej Tiranes dhe ne kushte akoma me te mira. Ne kete menyre fillon mandati i pare i tij 4-vjecar ne krye te Federates se Shahut.

Top Channel