Obama ben ftesa per Superbowl-in

31/01/2009 04:25

Presidenti amerikan Barak Obama ka ftuar ne Shtepine e Bardhe nje numer te madh parlamentaresh per te pare te gjithe se bashku finalen e Superbowl-it.

Ne takimin me te rendesishem te kampionatit te futbollit amerikan qe do te zhvillohet te dielen, do te perballen Pittsburgh Steelers kunder Arizona Cardinals.

“Edhe kjo eshte nje menyre per tu njohur me mire”, eshte shprehur zedhenesi i Shtepise se Bardhe, Robert Gibbs, gjate kohes qe njoftonte iniciativen e kreut te ri te shtetit.

Top Channel