Fëler elozhe Skelës, Kapllani titullar

31/01/2009 09:45

Energi Kotbuz humbi 1-3 në transfertën e të mërkurës ndaj Bajer Leverkusen. Një dyshim i dhimbshëm, që për fat të keq ka zbehur disi golin e mrekullueshëm të shqiptarit Ervin Skela ndaj një goditje dënimi. 

Në një prononcim të tij, Rudi Fëler, ish-kampioni i botës në vitin 1990, aktualisht drejtori sportiv i Leverkusenit, të vetmin kompliment në lidhje me këtë ndeshje ia rezervoi futbollistit shqiptar.

E përditshmja gjermane “Bild” citonte dje Fëlerin: “Respekt…” për golin Skelës pas ekzekutimit të goditjes së dënimit. Ndërkohë po nga Bundesliga vijnë lajme të mira edhe për sulmuesin shqiptar të Karlsruhes, Edmond Kapllani, i cili përfshirë nga trajneri në 11-she titullarë për ndeshjen e nesërme ndaj Bokumit.

Sipas mediave gjermane, shqiptari tashmë ka shansin të shënojë edhe golin e parë në Bundesligë. Dje është prononcuar edhe Mikael Mutcel për sherrin e para pak kohëve me Kapllanin: “Ngjarja u fry më shumë nga gazetarët. Megjithatë, ne i kemi dhënë dorën njërit-tjetrit’.

Top Channel