Uds nën presion para ndeshjes me Muriqin

30/01/2009 09:50

Elvir Muriqi po përgatitet për ndeshjen e eliminatoreve të 14 shkurtit, e vlefshme për të fituar mundësinë për t’u ndeshur për titullin IBF me kampionin në fuqi Antonio Tarver.

Por, kundërshtari Klinton Uds është vënë nën një presion ta madh në prag të kësaj sfide. Një gjë e tillë është pranuar nga vetë boksieri anglez, i cili theksonte se po ndien presionin më të madh në karrierën e tij para një ndeshjeje boksi. “Ka shumë presion mbi mua”, pranon Uds.

“Në përgjithësi nuk jam ndier nervoz para ndeshjeve, por në këto momente e ndiej shumë këtë presion. Nëse paraqitja ime nuk do të jetë e mirë, njerëzit do të mendojnë se kam marrë fund. Nëse unë do ta humbas këtë ndeshje, atëherë do të shikoj për ndonjë profesion tjetër për pjesën e mbetur të jetës. Por, natyrisht, ndeshem përpara tifozëve të mi dhe objektivi im i vetëm është fitorja”. 

 

Top Channel