Rehn fton Islanden te hyje ne BE ne vitin 2011

30/01/2009 14:10

“Islanda mund te hyje ne BE me procedure te pershpejtuar brenda dy vjetesh. Kjo do ta ndihmonte vendin e vogel te dilte nga kriza ekonomike”.

Keshtu deklaroi komisioneri europian per Zgjerimin, Oli Rehn. Nese Islanda do te aplikoje shume shpejt, ajo mund te anetaresohet ne nje njejten kohe me Kroacine, pra mund te behet anetare e BE ne vitin 2011.

Megjithate, Islanda duhet te vendose nese do t’i bashkohet bllokut me 27 vende permes referendumit. Nderkaq, pritet arritja e nje marreveshjeje mes politikaneve per nje qeveri te re te qendres se majte, pasi qeveria e meparshme dha doreheqjen pas krizes ekonomike qe perfshiu vendin.

Top Channel