Lohan, i ati kerkon ndihme nga fansat

30/01/2009 18:45

I ati i Lindsay Lohan, Michael Lohan ka dale serish kunder lidhjes se vajzes se tij me Samantha Ronson.

Pas akuzave te muajit gusht qe Michael i beri asaj per lidhjen me femren DJ, ai rikthehet ne sulm. Nepermjet nje letre te hapur te shkruar ne nje blog, ai u thote fansave te Lindsay te mos i kerkojne rikthimin e saj me te dashuren Ronson.

“Po ju kerkoj te gjitheve te nderhyni ne menyre qe te ndihmoni Lindsay te shpetoje jeten e saj. Nuk duhet te shikojme se si Samantha po i shkaterron jeten dhe duhet ta ndihmojme kete vajze te mrekullueshme. Qe kur Samantha hyri ne jeten e saj asgje nuk po shkon mbare. Lindsay nuk po e perdor me talentin e saj si ne kohet e shkuara”, shprehet i ati i aktores amerikane.

 

Top Channel