Kastro sulmon Obamen: Te ktheje bazen e Guantanamos

30/01/2009 14:15

Fidel Kastro ka nderruar mendim per presidentin amerikan Obama.

Ndersa perpara zgjedhjeve thoshte per te se ishte njeri i ndershem dhe fisnik dhe se priste permiresim te marredhenieve mes Kubes e SHBA-se, sot ai ka kerkuar qe Obama te ktheje pa kushte bazen e Guantanamos, ku gjendet edhe burgu, qe do te mbyllet brenda vitit.

 “Mbajtja e nje baze ushtarake kunder vullnetit te popullit, shkel elementet kryesore te ligjit nderkombetar”, thote Kastro ne nje artikull. Mosrespektimi i vullnetit te Kubes eshte nje akt arrogant dhe abuzim me pushtetin ndaj nje populli te vogel”, ka thene lideri kubanez.

SHBA e ka marre ne kontroll Gjirin e Guantanamos qe nga viti 1903 ne baze te nje traktati, sipas te cilit Uashingtoni e merrte me qira per nje afat te papercaktuar.

Top Channel