Itali, Maroni: Trafikohen organet e te miturve

30/01/2009 14:30

Trafiku i organeve te te miturve ekziston edhe ne Itali. Alarmin e ka dhene ministri i Brendshem, Roberto Maroni, gjate punimeve te asamblese se pervitshme te UNICEF, te mbajtur ne Rome.

Sipas ministrit, ne vendin fqinj jane zbuluar edhe prova te trafikimit te organeve te femijeve emigrante. “Nje nga menyrat me efikase qe do te perdorim per te ndalur kete fenomen eshte aktualizimi i nje marreveshjeje nderkombetare te quajtur Prum, qe do te mundesoje qe edhe Italia te disponoje te dhenat e ADN-se dhe do te kete lidhje dhe me vende te tjera evropiane”, ka thene ministri.

Ndersa persa i perket polemikave per qendren e pritjes se emigranteve ne Lampeduza, Maroni theksoi se asnje i mitur nuk do te debohet. Femijet e zbarkuar ne ishull, u shpreh ai, jane transferuar ne vende te tjera pritjeje.

Top Channel